Aktualitet

E fundit/ Një çantë e zezë në një lokal në Fier alarmon qytetarët dhe policinë

Një tjetër çantë e dyshimtë pranë një biznesi në Fier ka alarmuar policinë e cila ka rrethuar zonën mesditën e sotme.

Çanta e dyshimtë është gjetur në lagjen “15 tetorit” të Fierit.

Blutë të lajmëruar nga banorë të zonës, kanë mbërritur në vendin ku ndodhet çanta dhe kanë rrethuar zonën.

Siç shihet edhe nga fotot, çanta është lënë tek një nga karriget e vendosura jashtë një biznesi.

Policia e Fierit në një informacion paraprak tha se ka pasur një telefonatë që ka lajmëruar sallën operative se në ambientet e jashtme të një lokali Bar-Kafe është konstatuar një çantë krahu.

“Në orën 14:00, në Polici ka ardhur një telefonatë se në lagjen “15 Tetori”, Fier, në ambientet e jashtme të një lokali Bar-Kafe është konstatuar një çantë krahu.

Policia po kryen procedurën standarte për të bëre verifikimin e rastit”, sqaroi policia.

Kujtojmë që pak ditë më parë një tjetër çantë e harruar në rrugë në Fier alarmoi uniformat blu, por më pas alarmi rezultoi fals.