Health & Beauty Vitality Vibes | News

E kanë siklet pacientët kur fizioterapisti është i gjinisë së kundërt?! Si përgjigjen fizioterapistët…

Të ftuar në emisionin “Vitality Vibes” në Top Albania Radio kanë qenë dy fizioterapistë, Xhulia Lazri dhe Kejdi Ndoja. Së bashku me Ilvi Begollin ata kanë diskutuar në  lidhje me çështjet kyçe që kanë të bëjnë me këtë fushë mjaft të rëndësishme për të gjithë njerëzit.

E kanë siklet pacientët kur fizioterapisti është i gjinisë së kundërt? Si përgjigjen fizioterapistët…

Kejdi: Është një pjesë profesionalizmi e jona ku puna është punë dhe qejfi është qejf. Jashtë pune është jashtë pune, por brenda punës është ai qëndrimi serioz edhe profesional. 

Xhulia: Patjetër që ekzistojnë edhe këto që për shembull një burrë sjell gruan e tij dhe nuk do të ta trajtojnë një fizioterapist mashkull. Por janë pak në zhdukje por janë si koncepte. 

Ata kanë diskutuar edhe pjesën e zhveshjes që për disa pacientë mund të jetë shumë siklet dhe barrierat që kanë.

Xhulia: Patjetër që do t’i trajtojmë por normalisht që edhe çunat na vijnë në ndihmë. 

Kejdi: Po themi që në shumicën e rasteve këtyre dëmtimeve tek meshkujt si të thuash të sikletshme mundohemi që t’i bëjmë ne meshkujt ndërsa dëmtimet tek femrat i orientojmë që t’i i trajtojnë vajzat e klinikës.