I ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën ka qenë Igli Daizi, ish-banori i “Big Brother VIP 4”, rrugëtimi i të cilit përfundoi shumë shpejt për shkak të një problemi familjar. Ai ka rrëfyer arsyen pse vendosi që ta linte lojën e tij dhe si ishin ato ditë brenda BBV4 për të…
Më vjen keq që u ndërpre aq shpejt, nuk arrita të tregoja asgjë përveç qytetarisë. Shyqyr që nuk u konfliktova me njeri. Më vjen keq që u ndërpre, por për arsyen që dola, më vjen mirë.
Para se të futesha në “Big Brother VIP 4”, e lashë nënën time sëmurë, në krevat. Përveç dëshirës sime, ishte dhe dëshira e nënës për të hyrë në BBV. Sikur u motivua kur i thashë që do futesha. Shkova aty ku ajo donte sepse ishte si një dëshirë e fundit e saj.
Tre ditët e para më dukej sikur nuk isha aty, vetëm u shihja dhe i studioja banorët. Ditën e diel pas prime-it, më erdhi njoftimi për nënën. Ruajta qetësinë dhe thashë vetëm “nga duhet të dal?”. Dola direkt. Nëna u mërzit jashtë mase dhe më tha pse nuk e vazhdova.