Aktualitet

E rëndë në Elbasan/ Udhëtonte me të birin, nëna humb kontrollin e mjetit, vdes 3-vjeçari!

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në fshatin Bujqës të Elbasanit, si pasojë e të cilit ka humbur jetën një fëmijë 3 vjeç.

Ndërkaq është plagosur rëndë nëna e të miturit, Oltja Maloku, e cila ka humbur kontrollin e mjetit “Ford” duke dalë nga rruga.

NJOFTIMI I PLOTË

Më datë 05.08.2021, rreth orës 09:15, në fshatin Bujqës,  Elbasan,  shtetasja O.M., 38 vjeçe, banuese në fshatin Mengël,  Elbasan,  duke drejtuar mjetin tip “Ford”, ka humbur kontrollin e mjetit duke dalë nga rruga dhe për pasojë ka humbur jetën shtetasi D.M., 3 vjeç, i cili ishte pasagjer në këtë mjet.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.