Aktualitet

E rëndë në Korçë, dy emigrantë të paligjshëm gjenden pa shenja jete në një zonë malore

Dy emigrantë të paligjshëm janë gjetur të pajetë në një mal mbi fshatin Kamenicë.

Nga informacionet paraprake, mësohet se emigrantët i përkasin moshës 25 dhe 30 vjeçare.

Nga këqyrja paraprake nuk kanë shenja dhune dhe dyshohet se kanë humbur jetën për shkak të temperaturave të ulëta, raporton korrespondentja e Top Channel Dhorjela Çule. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes për të bërë hetimet lidhur me rastin.