I ftuari i radhës në emisionin “A je bre normal?” nga Meriton Mjekiqi, ka qenë G-Bani. Kjo intervistë është zhvilluar pak pasi ai doli nga shtëpia e “Big Brother VIP 4”, teksa kujtojmë që të martën ai rihyri sërish në lojë nga votat e publikut pas një televotimi. G-Bani na rrëfeu shumë të pathëna nga karriera e tij, eksperienca brenda në shtëpi, marrëdhënien me banorët e tjerë, por dhe shumë detaje të tjera personale…
Cila është e vërteta e takimit tënd me Xhenetën, pasi ka pasur shumë aludime në rrjet?
Kur e takova Xhenetën para disa ditësh, nuk e takova me atributin e gjinisë së bukur, por e kam takuar në atributin e një motre. Sepse unë babain e saj e njoh, kam punuar në restorantin e dajave të Xhenetës, në Malmo, në Suedi. Kam punuar rreth një vit aty, kur kam qenë i dënuar me detyrim paraqitje në Suedi dhe duhej të trefoja një dimension të karakterit tim më të ligjshëm. Ia njoh babain dhe nënën Xhenetës, kështu që e kam takuar si motër.
Çfarë keni biseduar me Xhenetën?
Emri i Gjestit u përmend në bisedë. Do të ishte hipokrizi, do të ushte gënjeshtër e madhe të thonim që nuk është përmendur. Njerëzut kujtojnë se unë u përjashtova preh Gjestit. Unë nuk u përjashtova prej Gjestit, u përjashtova për gjestin që bëra unë kundrejt Gjestit. Nuk ishte faji i Gjestit, ai tha çfarë tha, ajo lojë nervash është. Gjesti është një djalosh që për mendimin tim, i shet të gjitha, traditën, besën, të tëra për lojën e vet. Unë nuk kam nevojë t’i vërtetoj militantëve ose fansave të Gjestit se sa e kam dashur dhe sa e kam përkrahur unë, sepse veprat flasin vetë, ka video që kush do që t’i shohë, i shikon.
Nëpër portale është thënë që ti ke dalë kundër produksionit të “Big Brother VIP” në disa postimet të tuat në rrjete sociale. Si është e vërteta?
Zakonisht portalet janë shumë të sigurta për mendimin që kanë, janë shumë të sigurta për opsionin që paraqesin. E vërteta qëndron shumë ndryshe, nuk ka lidhje fare me produksionin. Unë inatin nuk e kam absolutisht me produksionin, unë e kam me banorët e rinj që kanë ardhur dhe me ato të vjetrit që e kanë mësuar Gjestin. Unë dyshoj se nga banorët e rinj, janë përdorur informacione nga jashtë, për të krijuar një lloj aleance me Gjestin. Portalet e kanë bërë aludimin sepse unë nuk jam treguar i qartë me postimet e mia që të them që e kisha për banorët. Por unë pres kohën e caktuar, pres rastin e caktuar. Sepse jam kontaktuar dhe nga mediat dhe për banorët që dalin dhe unë nuk u jap dorën. Kjo sepse unë kam rezervat e mia për sa i përket banorëve të rinj që kanë ardhur aty dhe mënyrës se si janë sjellur. Unë dyshoj që banorët e rinj përcjellin informacione nga jashtë, përdorin fjalë që përdorin nëpër rrjete sociale, si fjala ‘qorr’. Sigurisht që më ka lënduar, mua, babait, nënës e vëllait iu ka ndryshuar jeta prej këtij lëndimi të syrit. Prindërit e mi kanë bërë gjithçka, ne kemi lënë atdheun tonë e kemi shkuar të marrim rrugët e botës prej kësaj.