Një histori prekëse e dashurisë së palëkundur të një babai për vajzën e tij është bërë virale dhe ka rrëmbyer zemrat e shumë njerëzve. Një burrë u përball me kushtet ekstreme të motit dhe eci gati 50 kilometra për të marrë pjesë në dasmën e vajzës së tij. Good News Movement ndau tregimin frymëzues, duke theksuar vendosmërinë e David Jones për të arritur në ceremoni, pavarësisht kushteve.
View this post on Instagram
Bëhet e ditur se Jones mori me vete vetëm disa gjëra thelbësore në një çantë shpine dhe u nis. Edhe pse udhëtimi i tij ishte i mbushur me sfida, ai dha rezultat. Përpjekjet e përzemërta të këtij babai kanë bërë jehonë në rrjete sociale. “Dashurinë e babait nuk e ndal asgjë”-komentoi një përdorues. “Babai i vitit”-tha një tjetër.