Gossip Showbiz

Egla Ceno reagon për komentet gjatë “Big Brother”: “Kur një burrë dominon është i fortë, por kur e bën një grua…”

Fituesja e “Big Brother VIP Albania”, Egla Ceno, ka zgjedhur t’u përgjigjet ndjekësve të saj në Instagram me sinqeritet dhe “pa ojná”.

Në një nga pyetjet që mori, ajo u ndal te perceptimi që publiku kishte për të brenda shtëpisë së BBV, si një personazh “i urryer”.

Aktorja sqaroi se për të, “Big Brother” është një spektakël dhe jo një seminar motivimi, ndaj vendosi të shfaqte forcën e saj pa kërkuar miratimin e askujt.

Ndoshta isha e ashpër, por kur je grua dhe s’ke askënd pas shpine, duhet të jesh shkëmb. Te ne një burrë që dominon është i fortë. Një grua që bën të njëjtën gjë është e urryer

– u shpreh Egla.

Ajo shtoi se qëllimi i saj ishte të përfaqësonte gratë që nuk kanë frikë të jenë të forta dhe të mos jenë të nënshtruara.

Zgjodha të jem pa kërkuar leje, me zë, me karakter, pa frikë dhe me pizhama

– shkroi ajo me ironi.

Në përfundim, Egla theksoi se nuk e sheh veten si një figurë të urryer, por si dikë që “ka prishur disa imazhe të përsosura hipokrizie”.

S’kam qenë e urryer, thjesht prisha ca imazhe të përsosura hipokrizie. Pa ojná

– përfundoi ajo.

Deklarata e saj ka marrë shumë vëmendje në rrjet, duke u cilësuar si një mesazh i fortë për fuqizimin e grave dhe mënyrën si shoqëria ende e percepton forcën femërore.