Gossip Showbiz

Eiza Gonzalez dhe tenisti i njohur bullgar konfirmojnë romancën mes tyre?

Aktorja meksikane Eiza Gonzalez dhe tenisti bullgar Grigor Dimitrov duket se janë çifti më i ri i famshëm, pasi janë parë së bashku në disa dalje publike gjatë ditëve të fundit në Madrid.

Ylli i Hollywood-it u fotografua teksa mbështeste Dimitrovin nga tribuna gjatë turneut “Mutua Madrid Open”, ku madje u pa duke e puthur në faqe gjatë një prej ndeshjeve – një gjest që ndezi menjëherë thashethemet për lidhjen e tyre.

Sipas “E! News” dhe “DailyMail”, dyshja u fotografuan dorë për dore duke shëtitur në rrugët e kryeqytetit spanjoll.

Dimitrov publikoi gjithashtu një imazh të Eizës në Instagram, të shoqëruar me një përshkrim flirtues dhe emoji zemrash e zjarri, duke e bërë thuajse zyrtare lidhjen e tyre.

Eiza, e cila më parë ka qenë në një lidhje me aktorin Jason Momoa, kishte deklaruar më herët se nuk ishte më në kërkim të dashurisë – por duket se ajo e ka gjetur sërish.

Grigor Dimitrov, nga ana tjetër, njihet për lidhjet e mëparshme me tenisten Maria Sharapova dhe këngëtaren Nicole Scherzinger.

Aktualisht, Gonzalez është e angazhuar me promovimin e filmit të saj më të ri “Fountain of Youth”, i cili do të publikohet më 23 maj në platformën Apple TV+.