Celebrities Live From Tirana

Ekskluzivisht për TAR/Çfarë u tha në përballjen mes Kledit dhe “sozisë” së tij, Astritit…

Sot në emisionin “Live from Tirana” ishte i ftuar ish-konkurrenti tanimë i “Big Brother VIP”, Kledi Hysa. I njohur për natyrën e tij të qetë, paqësore Kledi na rrëfeu më shumë në lidhje me të gjithë eksperiencën e tij në shtëpinë më të famshme në Shqipëri. Por, le ta nisim fillimisht me ndjesitë e Kledit pasi doli nga “Big Brother VIP”. Për më shumë ai na thotë:

Shumë i lumtur, më kishte marrë malli për ajrin jashtë, njerëzit. Akoma nuk jam kthjelluar të besoj se çfarë ka ndodhur jashtë. Reagimet e mia kur kam parë komentet e njerëzve kanë qenë wow, jam kënaqur pafund, kam patur shumë komente pozitive. Nëse më kanë sharë kanë probleme me veten, unë jam në rregull me timen. Thashethemet i urrej pafund.

Ndërkohë në studio ishte i pranishëm edhe Astriti i “Big Brother 1” i cili kohët e fundit është diskutuar për shkak të ngjashmërisë së madhe që ka me Kledin. Duke qenë se ishte përballë, nuk mund të mos i bënte disa pyetje “sozisë” së tij dhe njëra nga to ishte:

Nëse nuk do të dilje këtë javë, do të vazhdoje më gjatë apo kishe dëshirë të qëndroje më gjatë aty brenda?

Ju e keni parë më mirë se unë, unë që në ditën e parë kam pas një plan që është pozitiviteti që kam marrë jashtë. Jeta ime ka qenë me vështirësi dhe unë i adhuroj vështirësitë. Unë kam luajtur futboll dhe nuk dalë po nuk fitova. Në ‘Big Brother’ secili ka patur lojën e tij. Unë isha në rolin e mesfushorit sepse mbaja relata të mira me të gjithë njerëzit që të ndiheshin mirë, ata që kam dashur.

Astriti replikon:

Unë mendoj se ti ke qenë një mbrojtës qendre, sepse ti mbaje qëndrim me të dy grupet.

Kledi reagon:

Me ato njerëz që ndihesh mirë me ato do të rrish.

Spikeri i emisionit Elios Shuli e pyet Kledin se nëse do të ishte portier kush nga personazhet aty do ia bënte gol?

Asnjë sepse portieri ka diçka, duhet ta mësosh me çfarë këmbe gjuan lojtari. Unë nuk lejova asnjë të më bënte gol. Unë kam thënë se do të hyj si Kledi dhe do të dalë si Kledi. Disa po lozin lojë aty, në disa situata kam parë si kanë ndryshuar njerëzit aty. Javën e dytë sjellja e Ilirit me Semin ishte qesharake, filloi të vinte erë. Sjellja e Donaldit dhe Ilirit nga ana tjetër. Iliri ka dy jetë më shumë se Donaldi, Donaldi është gjysma e Ilirit për eksperiencë jete. Atij i takonte ta merrte Donaldin anash dhe këtu se kam vlerësuar sjelljen e tij. Edhe une kam qenë koreograf si Iliri dhe unë kur flas them: ‘Keni 10 minuta kohë, dua qetësi’. Ai nuk e tha këtë shprehje. Ne nuk ishim grupi i Ilirit, ishim grupi i ‘Big Brother’-it. Unë e kalova pjesën e vështirë që u bë jo që e bëra dhe ta keni të sigurt që unë që në fillim dhe ajo më ngriti edhe më shumë sepse e panë që Kledi që ishte 7 javë e që i doli ajo pika e zezë vazhdoi të ngrihej prap. Unë jo vetëm që do të isha në finale por apsolutisht që rrezikoja edhe vendin e parë.