Live From Tirana Tech

Eksperti i IT: “Lojërat e fatit, më të kërkuarat në Google nga shqiptarët në 2025!”

I ftuar në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën ka qenë eksperti i IT-së, Ardit Gavani. Ai ka treguar statistikat se çfarë kanë kërkuar më shumë shqiptarët në Google gjatë këtij viti…

Në vend të parë kemi termin ‘slot machine’, kjo kryeson gjatë këtij 12-mujori. Bëhet fjalë për lojërat e fatit, kazinotë online. Google i përmbledh në një kategori, ka disa terma që kanë kërkuar, për shembull lojëra fati online, slot machine online, ose kanë kërkuar direkt emrat e kompanive. Dhe Google i kategorizon që kjo është tematika që është kërkuar më shumë. Kjo është kategoria që kërkohet më shumë në 12 muajt e fundit. Me sa duket ka goxha interes. Tregon pak varësi kjo. Ndoshta mund të vënë baste më të lira ose kanë më shumë opsione, por që kryeson. Statistikat e Google nuk gënjejnë. Janë të gjitha kompani të huaja, se shqiptare nuk ka.