Ekuadori e Peruja ashpërsojnë masat ndaj emigrantëve nga Venezuela, që largohen për shkak të krizës politiko-ekonomike. Nga 25 Gushti, nuk do të lejohen të hyjnë më pa pasaportë duke u bllokuar në Kolumbi, autoritetet e së cilës lëshuan notë proteste. Pasi kalojnë kufirin dhe hidhen në tokën kolumbiane, venezuelianët shfrytëzojnë më pas Ekuadorin për të kaluar në Peru e Kili. Edhe Brazili, gjithashtu vend fqinj me Venezuelën, mbylli përkohësisht kufirin në fillim të këtij muaji.