Operacion anti-drogë në Elbasan, sekuestrohen 505 gramë heroinë, dy të arrestuar. Në pranga ranë shtetasit Arjan Cani, 49 vjeç nga Berati dhe Arshim Pilinci, 27, nga fshati Podgorie i Korçës. Ata udhëtonin me makinat personale, kur u ndaluan nga uniformat blu. Policia po heton për të zbuluar të tjerë persona të përfshirë në këtë skemë të shpërndarjes së drogës.