Aktualitet

Elizabeta Imeraj në krye të Prokurorisë së Tiranës!

Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka emëruar sot Elizabeta Imerajn në krye të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë. KLP-ja vendosi unanimisht për emrin e Imeraj, e cila do të mbajë këtë detyre për një mandat tre vjeçar

Deri tani Imeraj ishte e komanduar në krye të Prokurorisë së Tiranës dhe kompetencat e saj kanë qenë të kufizuara. Imeraj doli para trupës së Vettingut në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit para dy ditësh, ku KPK ka kryer hetim në të tre shtyllat, pasuri, aftësi profesionale dhe pastërti figure.

Sipas Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave, Imeraj ka deklaruar pasurinë në mënyrë të rregullt dhe nuk ka kryer fshehje si dhe ka dorëzuar deklaratat e pasurisë që prej vitit 2004, gjithashtu nuk kanë lindur dyshime për pasurinë saj.

Sipas ILDKPKI-së  Imeraj ka deklaruar pasurinë në mënyrë të rregullt dhe nuk ka kryer fshehje…

Në përfundim të procedurës se ngritjes në detyrë KLP-ja ka vendosur unanimisht caktimin e prokurores Elizabeta Imeraj në pozicionin e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për një mandat 3 vjeçar.