Politikë

Emërimet e reja në qeverinë “Rama 4”/ Ish-deputetja e LSI-së, SILVA CAKA emërohet zv.Ministre e Brendshme!

Emërime të reja u njoftuan këtë të enjte në qeverinë “Rama 4”.

Bëhet fjalë për tre zëvendësministra të rinj, që marrin postin në kabinetin e ri qeverisës.

Lëvizja surprizë e Këshillit të Ministrave është emërimi i ish-deputetes së Partisë së Lirisë, Silva Caka, në postin e zëvendësministres së Punëve të Brendshme.

Silva Caka ka qenë deputete e LSI në qarkun e Beratit në vitin 2013 dhe ka mbajtur poste drejtuese në partinë e Metës.

Po ashtu, ish-deputetja e Partisë Socialiste në Shkodër, Edona Bilali, është emëruar zëvendësministre e Infrastrukturës dhe Energjisë.

Ndërkohë, Eugena Tomini, ish-drejtoreshë e Institutit të Shëndetit Publik, merr postin e zëvendësministres së Shëndetësisë.