Lulzim Basha është regjistruar në zgjedhjet e 11 majit nën siglën e partisë “Koalicioni Euroatlantik”.
Drejtuesi ligjor i këtij koalicioni është Endri Hasa, ish deputet i PD.
Gazetarja e Top Channel, Elda Menga raporton se në total janë regjistruar 53 parti për të garuar në zgjedhjet e 11 majit.
Edhe Sekretari i PL, Tedi Blushi ka mbërritur këtë të hënë në selinë e PD
Ndërsa sot skadon afati i dorëzimit të koalicioneve në KQZ, deri tani demokratët kanë bindur partinë e Ilir Metës të jenë në një listë të përbashkët, megjithëse ky i fundit i nisi negociatat me kushtin për të pasur 6-7 deputetë në listën e mbyllur.
Partia e Lirisë do të marrë katër deputetë në listë të sigurt, ku vetë Meta do të ketë emrin në Tiranë, Edmond Haxhinasto në Elbasan, Erisa Xhixho në Fier dhe Tedi Blushi në Korçë. Ndërkohë që disa kandidatë të PL-së do të jenë në listën e hapur.