Bota

Emiri i Katarit shkon të ndihmojë Turqinë, premton investim gjigant

Lira ringjallet pas premtimeve të Katarit për 15 miliardë dollarë investime që të ndihmojë ekonominë e Turqisë. Monedha turke u forcua me 3% kundrejt dollarit, ndaj të cilit u zhvlerësua ndjeshëm ditët e fundit. Uashingtoni e Ankaraja kanë nisur një luftë tregtare me dyfishim të tarifave ndaj importeve respektive. Mollë e sherrit u bë burgosja në Turqi e një pastori amerikan, i akuzuar se mbështet terrorizmin.