Celebrities Gossip Music Showbiz

Epo në fund të ditës ai është Ledri, “Monaco” arrin një super sukses!

Ledri Vula është një nga reperët më të njohur të showbiz-it tonë dhe padyshim prej vitesh ndër më të pëlqyerit nga ndjekësit. Ai thuajse kurrë nuk ka ndaluar së sjellur muzikë të mirë për ndjekësit e tij.

Ditën e djeshme Ledri ka publikuar projektin më të ri muzikor, që titullohet “Monaco”. Duket se kënga u prit shumë mirë nga publiku, pasi vetëm për 24 orë arriti të kalojë 1 milion klikime. Këtë sukses e ka shpërndarë dhe vetë artisti në ‘Instagram’, ku dhe shkruan:

1 milion pasagjer të kenaqur për më pak se 24 orë.

Faleminderit shumë të gjithëve që keni qenë pjesë e ketij fluturimi.

https://www.instagram.com/p/CeYmEzCspfq/?utm_source=ig_web_copy_link

Pas këngës së fundit të lansuar, Ledri do të sjellë dhe një tjetër bashkëpunim me reperin e njohur Lluni. Këtë e ka bërë me dije vetë ky i fundit duke postuar një foto të shkrepur nga videoklipi i këngës duke na treguar kështu se dhe xhirimet kanë përfunduar dhe mund ta presim shumë shpejt publikimin e tij. ‘Narcos’ do të quhet surpriza e dy artistëve tanë të dashur.

Ledri Vula do të jetë pjesë e ‘A Live Night’ për të na treguar detaje që nuk i dinit më parë nga jeta e tij, duke nisur që nga fëmijëria e tij e duke vazhduar deri në ditët e sotme që është vetë babai i një vogëlusheje.