Bota

Erdogan bisedë telefonike me Putin, zbulohet arsyeja

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan zhvilloi një bisedë telefonike me homologun rus, Vladimir Putin. Mësohet se dy presidentët kanë shprehur vlerësimin për lidhjet ekonomike dhe tregtare mes dy vendeve pas trazirave të tregut. Erdogan dhe Putin gjithashtu shprehën kënaqësi në lidhje me bashkëpunimin e vazhdueshëm të Turqisë dhe Rusisë në sektorët e industrisë së energjisë dhe të mbrojtjes.