Bota

Erdogan: Presim të vazhdojnë sulmet ndaj ekonomisë turke

Recep Tayyip Erdogan tha sot se pret që sulmet ndaj ekonomisë turke të vazhdojnë. Por gjatë një fjalimi në Ankara, Presidenti parashikoi se shumë shpejt, lira do të rikthehet në “nivele racionale”. Kjo pasi monedha turke ra në nivelin më të ulët rekord, duke u këmbyer me më shumë se 7 dollarë amerikanë. Sipas Erdogan-it, “Një gjë e tillë nuk është rastësi, por pjesë e një komploti”. Ndërkaq, reagimin amerikan e cilësoi “Thikë pas shpine kundër Ankarasë”.