Bota

Erdogan u bën thirrje turqve të mos përdorin dollarin dhe euron

Presidenti turk, Recep Tattip Erdogan ka përsëritur thirrjet e tij që turqit të shesin dollarët dhe eurot, me qëllim që të përkrahin monedhën kombëtare. Vlera e Lirës Turke ka rënë, për shkak të shqetësimeve mbi ekonominë dhe përkeqësimit të marrëdhënieve me Shtetet e Bashkuara.Më 10 gusht, Donald Trump njoftoi se ka autorizuar dyfishimin e tarifave për çelikun dhe aluminin, për Turqinë.