Art & Kulturë

Ermonela Jaho bën shqiponjën në Teatrin Mbretëror të Spanjës

Sopranoja shqiptare me famë botërore, Ermonela Jaho u ngjit në skenën e Teatrit Mbretëror të Spanjës.   Me potencën vokale dhe interpretimin briliant të Desdemonës të tragjedisë shekspiriane “Otello”, Jaho ofroi emocione të papërshkruara. Në skenë, këngëtarja lirike nuk e fshehu krenarinë shqiptare kur kryqëzoi duart me simbolin e shqiponjës.