Sport

Europiani i Atletikës, Izmir Smajlaj në Finale

Izmir Smajlaj garon sot në orën 19:40 në Finalen e Kërcimit së Gjati, në Kampionatin Europian të Atletikës, në Olimpishtadion të Berlinit. Atleti 25-vjeçar u kualifikua mes 12 më të mirëve, pasi kapërceu distancën prej 7.71 m. Në këtë Finale, Smajlaj do të tentojë fitoren e një medaljeje tjetër. Ndërkaq, pas dy ditësh, në pistë zbret Luiza Gega. Atletja shqiptare pritet të marrë pjesë në bateritë kualifikuese të garës së 3000 m me pengesa, me synimin për të arritur në Finale.