Pas vendimit të Vëllait të Madh për të anuluar televotimin dhe për të futur në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania” dy zarfa të zinj, familja e Rogertit ka dalë publikisht për të sqaruar situatën.
Ky vendim mendohet se erdhi si pasojë e tensionit të krijuar mes Rogertit dhe Malit, si dhe ngjarjeve të tjera që do të zbardhen gjatë mbrëmjes.
Në deklaratën e tyre, familjarët pranojnë se konflikti mes dy banorëve kaloi në tone të ashpra dhe jo të denja për t’u parë, duke përfshirë edhe ofendime nga të dyja palët. Ata theksojnë se tensioni lidhet kryesisht me presionin dhe stresin e lojës, të cilat shpesh sjellin reagime ekstreme.
Sipas mediave, Rogerti kishte bullizuar Malin duke përmendur edhe familjen e tij, çka solli reagimin e menjëhershëm të produksionit dhe ndërhyrjen disiplinore përmes dy zarfave të zinj dhe pezullimit të përkohshëm të televotimit.
Familjarët e Rogertit nënvizojnë se, edhe pse respektojnë vendimet e Vëllait të Madh dhe rregullat e formatit, ata kërkojnë që situata të analizohet objektivisht, pa ndikim emocional dhe duke marrë parasysh të gjitha këndvështrimet.
Rogerti, ashtu si çdo banor tjetër, ka hyrë në lojë duke rrezikuar imazhin dhe jetën personale, në një format ku presioni psikologjik është i jashtëzakonshëm
-thuhet në deklaratë.
Respektojmë çdo vendim të produksionit, por kërkojmë drejtësi dhe balancë në gjykim
-përfundon reagimi, duke i qëndruar pranë Rogertit në këtë moment të vështirë brenda shtëpisë së BBVIP.