Celebrities Film & Tv Gossip Showbiz

Fansat e James Bond janë të bindur, ky aktor do të jetë zëvendësuesi i Daniel Craig!

Fansat e James Bond janë të bindur se aktori i ri, Patrick Gibson, do të jetë zëvendësuesi i Daniel Craig në rolin ikonik të 007. Kjo pas prezantimit të lojës së re të miratuar zyrtarisht nga Amazon MGM Studios, “007: First Light”, ku Gibson është zëri i një James Bond 26-vjeçar, të sapo dalë nga Marina Mbretërore. Spekulimet janë shtuar në rrjet pas zbulimit të pamjeve të para nga loja, ku Bond shfaqet në aksion klasik me makinat britanike Aston Martin, skena spiunazhi dhe humorin karakteristik, shkruan DailyMail.

Prania e personazheve si M, Q dhe Moneypenny, si dhe një mentor i ri i quajtur John Greenaway (luajtur nga Lennie James), ka zgjuar edhe më shumë interesin. Edhe pse nuk ka asgjë të konfirmuar për filmin e ardhshëm të Bondit, shumë besojnë se përzgjedhja e Gibson për lojën është një “provë e heshtur” se ai do të jetë fytyra e re e agjentit legjendar në kinema.

Ka kohë që ka pasur debate rreth asaj se kush do ta luajë rolin e James Bond-it të ri. Daniel Craig la pas një ‘boshllëk’ që jo të gjithë mund ta mbushin dhe tani një fytyrë e re, megjithëse e njohur, ka hyrë në garë. Ky është aktori britanik Theo James, ylli i serisë së filmave “Divergent”. Kohët e fundit e pamë James në sezonin e dytë të serialit “White Lotus”, ku ai luajti rolin e Cameron Sullivan. Aktori kishte qenë më parë në garë për rolin, por kjo ndryshoi pas një interviste. Theo i tha The Guardian në vitin 2024:

Të gjithë janë të interesuar të luajnë rolin e Bondit sepse është një pjesë kaq e madhe e identitetit kulturor britanik, por ndoshta nuk do të jem unë. Mendoj se ka njerëz më të mirë për këtë punë. Do të ishte e frikshme të them të drejtën… është si të hapësh kutinë e Pandorës.