Pas shembjes së urës në Xhenova ku humbën jetën 39 persona, tashmë Bullgaria ka vendosur të marrë masa. Kështu qeveria vendase ka vendosur të rikonstruktojë më shumë se 200 ura të ndërtuara 30 apo 40 vjet, pasi ndodhen në gjendje të amortizuar. Bullgaria është shteti më i varfër në Bashkimin Evropian ndërsa prej vitesh ka marrë ndihmë financiare për të modernizuar infrastrukturën.