Racioni më i mirë për fëmijët tuaj më mëngjes janë vezët. Kështu së paku konstatojnë shkencëtarët. Rezultatet e hulumtimit të bërë në Universitetin e Pensilvanisë kanë treguar që fëmijët të cilët për mëngjes hanë vezë, një kohë të gjatë kanë ndjenjën që janë të ngopur.
Në hulumtim kanë marrë pjesë 48 fëmijë dhjetëvjeçarë, të cilëve për mëngjes u janë dhënë të hanë vezë, drithëra. Gjatë orëve të paradites fëmijët kanë treguar se sa janë të uritur apo fare nuk janë të uritur. Prindërit kanë mbajtur shënime për ushqimin e tyre, ndërkaq është zbuluar që fëmijët të cilët për mëngjed hanë vezë, në drekë konsumojnë rreth 70 kalori më pak.
Vezët e ziera janë një ushqim i shëndetshëm, i lehtë për t’u përfshirë në dietën tuaj dhe ofrojnë shumë përfitime për shëndetin në çdo moshë. Ato janë të pasura me proteina dhe lëndë ushqyese të tjera që ndihmojnë në mirëqenien e trupit tuaj.
Vezët përmbajnë një nga llojet më të mira të proteinave që mund të konsumoni, krahasuar me qumështin, dhe janë një burim i shkëlqyer i ushqyesve të tjerë si vitamina, minerale, karotenoidë, dhe yndyra të shëndetshme. Një vezë ka rreth 77 kalori dhe ofron 6 gram proteina të cilësisë së lartë, 5 gram yndyrë, përfshirë 1,6 gram yndyrë të ngopur, si dhe hekur dhe vitamina të ndryshme që mbështesin funksionet e trupit.
Vezët e ziera janë të pasura me proteina, të cilat mund t’ju ndihmojnë të ndiheni të ngopur për një periudhë të gjatë pa shtuar shumë kalori në dietën tuaj. Kjo është e dobishme për ata që dëshirojnë të humbin peshë, pasi ndihmojnë në kontrollin e oreksit.