Fluks në Portin e Durrësit, ankorojnë 5 tragete, si dhe një kroçerë me 714 pasagjerë. Në mbrëmje pritet të mbërrijnë dy tragete të tjerë, çka e çon në 11 mijë numrin e atyre që hyjnë sot në Shqipëri, përmes portit më të madh detar në vend. Burime zyrtare bëjnë të ditur se autoritetet kanë marrë masa për përpunimin e shpejtë e të sigurt në Terminalin e Pasagjerëve.