Revista “Forbes’’ ka kurorëzuar Taylor Swift si këngëtaren më të paguar. Ylli i popit ka fituar 170 milionë dollarë nga qershori 2015 në qershor 2016-të. 26 vjeçarja la pas në këtë renditje këngëtaren Adele me një fitim prej 80,5 milionë dollarësh për të njëjtën periudhë. Suprizon Madona në vendin e tretë me 76,5 milionë dollarë fitime.