Në 12 mijë urat e menaxhuara nga shteti francez, një e treta ka nevojë për riparime. Kjo sipas një raporti që do të kishte mbetur në harresë nëse nuk do të rrëzohej ura “Morandi” në Xhenova. Në shumicën e rasteve bëhet fjalë për riparime të vogla, me qëllim parandalimin e shfaqjes së problemeve strukturore. Në 7% të situatave të shqyrtuara, dëmet janë më të rënda, duke shfaqur mundësinë e rrezikut, në të ardhmen, për rënie në 840 ura.