Bota

Frontex: Ulet ndjeshëm numri i refugjatëve drejt Evropës!

Numri i kalimeve të parregullta kufitare nëpërmjet katër rrugëve kryesore në Bashkimin Evropian, ka rënë me 43 për qind në shtatë muajt e parë të këtij viti, krahasuar me shifrat e një viti më parë. Sipas Frontex, në shtatë muajt e këtij viti, janë regjistruar 73,500 kalime ilegale të kufirit. Në muajin korrik, kalimet e paligjshme të kufirit ishin për 18 për qind më të ulëta, krahasuar me periudhën e njëjtë të një viti më parë.