Gossip Showbiz

“Frutat janë sinjal për t’u larguar…” Bebe Rexha zbulon me humor ‘sekretin’ e mikpritjes shqiptare?

Këngëtarja me origjinë shqiptare, Bebe Rexha, ka ndarë së fundmi disa detaje interesante dhe plot humor mbi traditat shqiptare të mikpritjes, gjatë një interviste në emisionin amerikan “Delish Snacks”.

Edhe pse e lindur dhe rritur në New York, artistja theksoi se është edukuar me vlerat e forta të kulturës shqiptare, sidomos kur bëhet fjalë për pritjen e mysafirëve.

Sipas saj, gjithçka nis me çokollata të vogla, vijon me pije freskuese dhe më pas me ushqime të kripura si çipsa apo kikirikë, duke krijuar një atmosferë të ngrohtë dhe familjare.

Megjithatë, momenti që tërhoqi më shumë vëmendje ishte kur ajo zbuloi një “rregull të pashkruar” të mikpritjes shqiptare.

Servirja e frutave në fund është si një sinjal i heshtur që vizitëz po i afrohet fundit

-u shpreh ajo me humor, duke shkaktuar të qeshura në studio.

Moderatorja e emisionit mbeti e surprizuar nga ky detaj, ndërsa Rexha e konfirmoi me buzëqeshje, duke e bërë momentin edhe më argëtues.

Përveç këtij rrëfimi, artistja shfrytëzoi intervistën edhe për të promovuar albumin e saj të ri “Dirty Blonde”, i cili pritet të publikohet më 12 qershor.

Me këtë paraqitje, Bebe Rexha solli më pranë publikun ndërkombëtar me traditat shqiptare, duke treguar edhe një herë krenarinë për origjinën e saj.