Sport

FSHF reagon mbi incidentin mes tifozerisë në Korçë

Federata Shqiptare e Futbollit reagon mbi incidentin mes tifozerisë gjatë ndeshjes së mbrëmshme Skënderbeu-Partizani. Sipas saj, situata në stadiumin e Korçës duhet të jetë një moment emergjent reflektimi përsa i përket sigurisë dhe prezencës së policisë së shtetit gjatë zhvillimit të lojës. FSHF kërkoi nga klubet, rritjen e komunikimit me tifozeritë përkatëse, për të garantuar stabilitet dhe për të shmangur momente të rënda. Ndeshja e parë e sezonit të ri të Kategorisë Superiore Skënderbeu-Partizani u mbyll me rezultatin 1-0.