I ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ka qenë ish-deputeti Ervin Salianji, për një bisedë pa filtra mbi kohën e kaluar në burg, aktualitetin në vend, si dhe për dashurinë e tij të jetës…
Shikonit televizor gjatë kohës që ishit në burg?
Patjetër, unë i ndjek jashtë, duke qenë se aty nuk ke asnjë kontakt me telefonat, me botën jashtë, televizioni ishte e vetmja mënyrë.
Çfarë ndiqnit darkave në prime-time politik?
Të gjitha, në prime-time politik padiskutim që të gjitha. Emisionet të ngarkojnë më shumë, se ke qenë pjesë vetë në betejë dhe je tërhequr jo për shkakun tënd, pra nuk është se je dëmtuar, je i dënuar me pa të drejtë, patjetër që niveli i emocioneve është i lartë kur i shikon të ndeshen të tjerët. Kjo, dhe pas shumë kohësh, kisha më shumë kohë që të shihja më shumë ndeshje futbolli gjatë fundjavave. Futbolli ishte më i shpeshtë.