Gigi Hadid ka tërhequr sërish vëmendjen në rrugët e New York City, këtë herë me një transformim të ri në pamje dhe një stil që po komentohet gjerësisht.
Supermodelja u shfaq me një nuancë më të çelët flokësh, bionde mjalti, ndryshimi më i dukshëm i saj në muajt e fundit. Flokët e gjatë, të stiluar me ndarje në mes dhe onde të lehta, i dhanë një pamje të freskët dhe perfekte për sezonin pranverë-verë.
E njohur për eksperimentet me look-un, themeluesja e Guest in Residence këtë herë zgjodhi një kombinim minimalist, por shumë efektiv.
Ajo ndërtoi gjithë veshjen rreth një kardigani të kuq të thurur nga marka e saj, duke treguar se një element i vetëm i fortë mund të bëjë diferencën.
Pjesa tjetër e outfit-it ishte e thjeshtë: xhinse klasike, rrip lëkure ngjyrë kafe, mokasina të zeza me çorape të bardha, një çantë hobo në tonalitet çokollatë dhe syze retro, një formulë e lehtë për t’u kopjuar.
Por ajo që mori vëmendjen më të madhe ishte prania e Travis Kelce, i cili u pa në shoqërinë e saj gjatë xhirimeve për Tommy Hilfiger, sipas raportimeve të DeuxMoi.
Kelce, i njohur si partneri i Taylor Swift, u shfaq me një stil elegant bardh e zi, ndërsa raportet mes tyre duket se mbeten miqësore dhe profesionale.
Me këtë dalje, Gigi Hadid jo vetëm konfirmon statusin e saj si ikonë mode, por edhe jep një “manual” të thjeshtë për stilin e përditshëm që duket gjithmonë chic.