Gigi Hadid është e lindur për të qenë modele, teksa pozoi në Instagram e veshur sportive para pasqyrës duke u shfaqur në super formë edhe pas lindjes.
Së fundmi super modelja ka ndarë disa foto nga seti i saj për “Alexander Wang” që shënon edhe rikthimin e saj në botën e modelingut pas lindjes së vajzës.
25-vjeçarja postoi disa foto në llogarinë e saj në Instagram të mërkurën, duke na lënë të gjithëve me gojë hapur, për pamjen e saj mbresëlënëse.
Në setin e parë ajo u shfaq me një kostum elegant të zi, teksa mbante një çantë të vogël të bardhë, varse prej ari dhe këpucë me printe zebre.
Në setin e dytë ajo u shfaq me një look të mprehtë, e veshur me një pelerinë blu të tejdukshme, xhinse klasike dhe bluzën e bardhë të thjeshtë. Këtë herë flokët i kishte të çrregullta, teksa kishte veshur sandale me pendë.
Në setin e tretë ajo u shfaq e veshur me një xhaketë lëkure të mbyllur, pantallona me vija dhe të njëjtat këpucë me printime zebre.
Ky rikthim ishte me të vërtetë një “WOW” dhe e i këtij mendimi ishte edhe kunata e saj Dua Lipa, e cila i ka komentuar menjëherë: “Wow, bukuri!” – ka shkruar këngëtarja me origjinë shqiptare duke marrë vëmendjen e të gjithëve, duke treguar edhe një herë mbështetjen ndaj kunatës dhe mikes së saj.
https://www.instagram.com/p/CHvL8bpnjNx/?utm_source=ig_web_copy_link
Kujtojmë se bukuroshja Gigi solli në jetë fëmijën e saj të parë me Zayn Malik në shtator. Deri më tani çifti po e mban të fshehtë portretin e vajzës dhe ne mezi po presim të shikojmë një foto të plotë të saj.