Gili dhe Redoni, nënë e bir, që u futën në edicionin e katërt të “Big Brother Vip Albania” si një banor i vetëm, ditën e sotme kanë vendosur të largohen nga ky reality-show.
I pari që e la shtëpinë ishte Redoni, ndërsa Gili komunikoi këtë vendim me banorët e tjerë.
Ajo shpjegoi se djali i saj nuk po e përballonte dot trysninë e ambientit të lojës dhe kishte vendosur të largohej.
Pasi Redoni u largua, Gili sigurisht që e ndoqi nga pas, edhe ajo vendosi gjithashtu të largohet nga shtëpia më e famshme në vend.
Largimi i tyre solli reagime emocionale te disa banorë, përfshirë bukuroshen Egli Tako, e cila kishte një lidhje të ngushtë me Redonin dhe shpërtheu në lot, ndërkohë që mërzia ishte e dukshme edhe te pjesa tjetër e banorëve.