Një 75-vjeçare është gjetur e pajetë në shtëpinë e saj në Himarë. Mësohet se e moshuara është nëna e peshëngritësit Pirro Dhima.
Dyshohet se e moshuara ka ndërruar jetë pak ditë më parë. Nga kqyrja paraprake, nuk janë konstatuar shenja dhune.
Lefteri Dhima jetonte vetëm, ndërsa besohet se vdekja mund të ketë ardhur për shkaqe natyrale, si pasojë e arrestit kardiak.
NJOFTIMI NGA POLICIA
Më datë 30.09.2021, në Himarë, është gjetur e vdekur pa shenja dhune, shtetasja L. Dh., 75 vjeçe, dyshohet vdekje natyrale, si pasojë e arrestit kardiak.
Kush është Pirro Dhima?
Peshëngritësi i mirënjohur grek është tre herë kampion olimpik. Ai ka fituar medalje ari në Barcelonë 1992, Atlanta 1996 dhe Sydney 2000 kurse në Athinë 2004 mori medalje bronzi.
Ai ka lindur në Himarë nga prindër grekë dhe u rrit në Tiranë. Me rënien e regjimit komunist në Shqipëri ai emigroi drejt Greqisë për të përfaqësuar shtetin fqinj.
Pas lënies së peshëngritjes ai u bë President i Federatës së Peshëngritjes në Greqi, më pas deputet i PASOK në parlamentin grek dhe së fundmi ka drejtor teknik i peshëngritësve në SHBA.