Aktualitet Lajmet e fundit

Gjendet një objekt i dyshimtë, policia rrethon zonën përballë Maternitetit të Ri në Tiranë/ Ky është sendi që alarmoi Policinë!

Policia e Tiranës ka rrethuar zonën përballë Maternitetit të Ri në Tiranë pas një objekti të dyshimtë i cila është konstatuar në rrugën “Martin Camaj” dhe po verifikohet nga policia.

Kanë qenë fillimisht banorët e zonës që kanë njoftuar policinë për çantën e dyshimtë dhe menjëherë forcat e Komisariatit numër 1 kanë shkuar në vendngjarje.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 05.11.2021, në rrugën “Martin Canaj”, në trotuar, është gjetur një send i dyshimtë në dukje si radio, që përdoret nga shoqëritë private të ruajtjes dhe sigurimit fizik të objekteve.

Shërbimet e Policisë të Komisariatit Nr.4 kanë vendosur perimetrin e sigurisë në zonën ku ndodhet sendi i dyshimtë dhe priten të mbërrijnë në vendngjarje ekspertët antieksploziv të RENEA-s.