Ambasada Gjeorgjiane nuk pajis me viza 4 futbollistë të Kukësit, klubi shqiptar i kërkon UEFA-s të ndërhyjë. Skuadra duhet të udhëtonte sonte drejt Gjeorgjisë për ndeshjen e së enjtes përballë ekipit vendas Torpedo Kutaisi. Mos pajisja me viza e Portierit Kosovar Faton Maloku e shqiptarëve nga Maqedonia, Valon Et’hemi dhe Edis Maliqi, si dhe sulmuesit nga Mozambiku Arturo Rexhinaldo ka shtyrë drejtuesit e klubit verilindor të anulojnë udhëtimin dhe të njoftojnë UEFA-n dhe pritet reagimi i saj. Nuk është hera e parë që Kukësi has të tilla probleme, pasi edhe në transfertën e fundit për Ligën e Kampioneve ndaj Karabak, portieri Maloku nuk u pajis me vizë me arsyetimin e palës azere se nuk e ka njohur Kosovën si shtet.