Aktualitet

Gjermania planifikon të heqë ndalesën e udhëtimit për turistët e 31 vendeve europiane

Nga 15 Qershori, Gjermania planifikon të heqë ndalesën e udhëtimit për turistët e 31 vendeve europiane, që u vendos në mes të marsit, në përpjekje për të frenuar përhapjen e koronavirusit. Berlini planifikon t’i rihapë kufijtë me të gjitha shtetet e BE-së, si dhe me Britaninë, Islandën, Norvegjinë, Zvicrën e Lihtenshtajnin. Nesër pritet miratimi nga kabineti i kancelares Merkel. Në Gjermani janë mbi 180 mijë të infektuar e më shumë se 8 mijë viktima nga COVID-19.