Gjykata e Lartë ka kthyer për rigjykim në Apelin e Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar çështjen për shqyrtimin e masës së sigurisë “arrest në burg” ndaj ish Presidentit Ilir Meta.
Gjykata e Lartë vendosi sot që të prishë vendimin e dhënë nga Apeli i GJKKO më 30 janar, ku Metës iu rrëzua kërkesa për zbutjen e sigurisë, dhe dërgimin e çështjes për rishqyrtim në këtë gjykatë me të njëjtin trup gjykues.
Procedimi lidhet me kërkesën e Metës për ndryshimin e masës së sigurisë, në bazë të disa neneve të Kodit të Procedurës Penale, si dhe të Konventa Evropiane për të Drejtat e Njeriut.
Kujtojmë se Meta është në qelinë e paraburgimit 313 në Tiranë që prej tetorit 2024. Ish-presidenti i Shqipërisë, dhe kreu i Partisë së Lirisë, po hetohet për 3 çështje aferën CEZ-DIA, lobimin e LSI-së në SHBA dhe hetimin pasuror.
Të pandehur në këtë dosje janë marrë edhe ish bashkëshortja e tij dhe ish deputetja Monika Kryemadhi. Të dy akuzohen për korrupsion pasiv, pastrim parash dhe mosdeklarim pasurie.