Gjykata e Posaçme ka dënuar me 14 vjet burg Samir Rosales Rodrigez, kimistin e grupit kriminal që trafikoi kokainë nga Amerika Latine në Shqipëri, të tretur në pleh organik artificial.
Më 3 qershor prokurori SPAK Adnan Xholi kërkoi dënimin me 14 vjet burgim të Rodrigez dhe i tha gjykatës se autoritetet po presin ekstradimin e të pandehurit.
Sipas hetimeve Rodrigez udhëtoi nga Kolumbia drejt Greqisë e më tej në Malin e Zi dhe në Shqipëri.
Detyra e tij ishte të nxirrte kokainën e përzier në pleh organik, e cila llogaritet sipas SPAK të ishte afro 480 kilogramë.