Gossip Showbiz

Gjyqi i Diddy-t hyn në fazën finale: Çfarë vendimi pritet të merret?

Procesi gjyqësor ndaj producentit dhe biznesmenit të njohur Sean “Diddy” Combs po i afrohet fundit, me jurinë që pritet të nisë shqyrtimin e çështjes ditën e hënë në gjykatën federale të Manhattanit.

55-vjeçari përballet me pesë akuza për krime të rënda, të cilat mund të çojnë deri në burgim të përjetshëm, nëse shpallet fajtor.

Në një nga gjyqet më të përfolura të viteve të fundit, dy ish-partnere të tij, këngëtarja Cassandra “Cassie” Ventura dhe një grua e identifikuar vetëm si “Jane”, dëshmuan nën betim për përfshirje të detyruar në akte seksuale me eskorta meshkuj të paguar, të njohura si “Freak Offs”.

Sipas dëshmisë së tyre, këto akte ishin të koordinuara, filmoheshin dhe shikoheshin nga vetë Combs, dhe ndodhën nën presion të vazhdueshëm emocional dhe fizik.

Prokuroria prezantoi gjithashtu pamje nga kamerat e sigurisë, ku Combs shihet duke sulmuar fizikisht Cassie në një hotel në vitin 2016.

Cassie ka rrëfyer se gjithmonë kishte frikë nga ai kur sugjeronte një tjetër ‘Freak Off’. Ishte një mënyrë për ta trembur

-tha prokurorja Kristi Slavik në deklaratën përmbyllëse.

Nga ana tjetër, mbrojtja pranoi se kishte pasur konflikte dhe incidente dhune në marrëdhënien mes tyre, por mohoi çdo element detyrimi.

Avokati mbrojtës Mark Anifillo deklaroi se aktet ishin konsensuale dhe ndodhnin brenda një marrëdhënieje të gjatë romantike.

Nëse do të bëhej fjalë vetëm për dhunë në familje, ky rast nuk do të kishte përfunduar në këtë sallë gjyqi

-theksoi ai.

Sean Combs, themelues i “Bad Boy Records” dhe një nga figurat më ikonike të hip-hop-it amerikan, ndodhet në paraburgim në një burg federal në Brooklyn që nga shtatori 2024.

Tashmë pritet që juria, e cila duhet të arrijë një vendim unanim, të analizojë provat dhe dëshmitë e prezantuara. Nuk ka një afat të përcaktuar për kohëzgjatjen e vendimit.