Horoskopi

Gratë e këtyre shenjave preferojnë burra të pasur?

Shumë gra, vitet e fundit, preferojnë burra të pasur dhe të fuqishëm për të siguruar një jetë luksoze dhe komode, kjo dhe për të siguruar një të ardhme të mirë për fëmijët e ardhshëm. Këto gra duket se i përkasin tri shenjave të zodiakut: Akrep, Shigjetar dhe Peshqit.

Femrat e shenjës së Akrepit tërhiqen nga burra me pasuri, karrierë dhe pushtet, dhe nuk shqetësohen për moshën ose pamjen e tyre.

Për sa kohë që ata mund t’i ofrojnë luksin dhe rehatinë që kërkojnë, ato do të qëndrojnë, por do të kalojnë tek dikush tjetër nëse ai nuk mund të sigurojë më atë që ato kërkojnë.

Femrat e Shigjetarit, nga ana tjetër, nuk janë të interesuara për karrierën apo ambiciet profesionale.

Ato preferojnë të jenë me një partner që do t’i ofrojë gjithçka dhe të kujdeset për to, duke shmangur përgjegjësitë dhe stresin.

Ndërsa femrat e shenjës së Peshqit kërkojnë një partner që t’i sigurojë një jetë të rehatshme dhe plot emocion.

Ato besojnë se dashuria është më e rëndësishme sesa interesat materiale dhe përpiqen ta shohin marrëdhënien si një histori dashurie përrallore.