Dy shtetas grekë dhe dy shqiptarë u prangosën sot pas një operacioni të gjerë të forcave të rendit. Ata akuzohen se qëlluan me armë kundër një patrulle të policisë në ishullin e Zakynthos. Sipas mediave lokale ngjarja ndodhi para një hoteli dhe ndërsa rrugëve gjendeshin njerëz të shumtë. Për fat të mirë, nuk pati të lënduar.