Rajoni

Greqi, emigrantët protestojnë në rrugë për kushtet e kampeve

Një situatë e pakëndshme është krijuar në aksin Athinë-Lamia, në të dyja korsitë e rrugës. Qindra emigrantë protestuan për kushtet e kampeve ku janë akomoduar. Protesta ka zgjatur për disa orë, ndërkohë që emigrantët e ardhur nga Lindja e Mesme dhe Afrika kanë kërkuar kushte më të mira jetese dhe ushqim më të mirë.