Rajoni

Greqi, rrëzohet një avion ushtarak

Një avion ushtarak grek u rrëzua sot në mëngjes në zonën mes Tripolit dhe Spartës në Peloponez. Mjeti fluturues ishte me mision stërvitor. Pas katapultimit nga avioni, bashkëpiloti u gjet gjallë, ndërkohë që po kërkohet për të gjetur drejtuesin e tij. Avioni ishte i tipit “T-2 Buckeye”, një nga më të vjetrit e Forcave Ajrore greke.