Aktualitet

Haradinaj: “Hapja e temës së kufijve, e papranueshme”

Kryeministri i Kosovës i qëndron mendimit se “Çështja e kufijve nuk duhet të diskutohet”. Ramush Haradinaj ndodhet për vizitë në Vlorë ku u prit nga Kryebashkiaku Dritan Leli.  Gjatë takimit, ku ishin të pranishëm Ministri i Diasporës, Pandeli Majko dhe anëtarë të kabinetit qeveritar të Kosovës, Leli vlerësoi kontributin e Haradinajt për çështjen e shqiptarisë. Ndërkaq, Shefi i Qeverisë së Prishtinës tha se “Do të punohet që fryma e vllazërimit mes dy vendeve të rritet më tej”.