Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, foli sërish rreth mundësisë së shkëmbimit të territorit me Serbinë. Ramush Haradinaj i cilësoi përralla deklaratat e Presidentit Hashim Thaçi, për korrigjimin e kufijve mes dy vendeve. I pyetur se si duhet të trajtohen shqiptarët në Luginën e Preshevës, Haradinaj tha se ata do të jetojnë si ‘zotni’ kur të forcohet Shqipëria dhe Kosova.